Conte (Sky) | “Ja pse Milani do bëjë rrugë! Ishte ndeshja më e keqe për t’u kthyer në Champions. Por ajo që dëgjova në Anfield…”

Antonio Conte, i cili foli pas ndeshjes Liverpool-Milan në studiot e Sky Sport, vlerësoi performancën e djemve të Piolit:

“Unë mendoj se Milani u kthye në Ligën e Kampionëve me ndeshjen më të keqe që mund të gjente!

Pavarësisht fillimit të tmerrshëm që pati ekipi kuqezi, kjo edhe për meritë të Liverpool, ruajti identitetin dhe sigurinë, duke qëndruar në lojë dhe madje shënoi edhe dy gola.

Goli në fillim të pjesës së dytë ka rindezur stadiumin. Por, në pjesën e parë dëgjova stadiumin shumë më të heshtur se zakonisht dhe fatkeqësisht barazimi në fillim të pjesës së dytë i dha Liverpoolit entuziazëm dhe nxitje.

Le të mos harrojmë, megjithatë, se Milani kishte gjashtë debutues”.

“Por, më pëlqen rruga që ka ndërmarrë Milani dhe janë në binarët e duhur. Jam i sigurtë se mund të marrin kënaqësi të mëdha në të ardhmen”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu