Conte përgëzon Milanin pas derbit dhe tregon se ku e fitoi sot derbin

Trajneri i Interit, Antonio Conte foli për DAZN pas ndeshjes Milan-Inter. Ai e nis duke përgëzuar futbollistët e tij, natyrisht…

A ishte fitorja më e bukur?

“Shpresoj që fitorja më e bukur do të jetë gjithmonë ajo e radhës. Ishte një ndeshje e shkëlqyeshme. Mos të harrojmë se ishte një derbi, një derbi i rangut të lartë. Më i rëndësishmi.

Lojtarët kanë qenë vërtet të jashtëzakonshëm. Ne po vazhdojmë në këtë rrugë rritjeje që kemi filluar një vit e gjysmë më parë.

E përgatitëm mirë dhe ndodhën situata që prisnim. Por dua të uroj Milanin dhe Piolin për atë që po bën. Këtë ndeshje duam t’ua kushtojmë tifozëve tanë, mirëseardhja sot ishte fantastike. Një presion që ne u kthyem në presion pozitiv”.

Për lëvizjet e sulmuesve, si e përgatitët sot?

“Unë punoj shumë me lojtarët e krahut dhe futjet e mesfushorëve. Sot bëmë një lëvizje të kundërt kur Theo doli, e dërguam Lukakun të sulmonte dhe e sollëm Lautaron të takohej.

Ne studiojmë se si lëviz vija mbrojtëse, çfarë lloj ekrani japin mesfushorët për të rritur aftësitë e lojtarëve tanë. Ne e përgatisim lojën bazuar te kundërshtari. Përpiqeshim të sillnim presion lart. Puna ngadalë po jep fryte. Ne kemi punuar së bashku për një vit e gjysmë, tani bëhet më lehtë”.

Ndeshja e pikës së kthesës?

“Fituam vetëdije duke mposhtur më të fortët në përplasjet e drejtpërdrejta. Unë e përgëzoj Piolin dhe drejtuesit e Milanit sepse ata po bëjnë një punë të shkëlqyeshme, loja e sotme tregon një rritje të rëndësishme.

Puna është aty dhe rezultatet japin edhe më shumë. Ajo që mbaj brenda meje është se djemtë fillojnë të menaxhojnë momentet e ndryshme të ndeshjes dhe në këto ishin të mirë, ne bëmë një pjesë të parë të nivelit të lartë, ndërsa në pjesën e dytë ata filluan të fortë, Handanovic bëri disa pritje të rëndësishme, pastaj dolëm përsëri dhe e merituam fitoren”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu