Conte: Ky Milan nuk është vetëm Ibrahimovic! Pres ndeshje të fortë

Pasi prezantoi ndeshjen e nesërme kundër Milanit në mikrofonët e Rai Sport, Antonio Conte ndalet për t’iu përgjigjur edhe pyetjeve të Inter TV.

Trajneri i Interit, përpara pak ditësh, tha se për objektivat e klubit Kupa kishte më pak interes se sa kampionati, edhe ekonomik, por sigurisht që objektivi mbetet kualifikimi në fazën gjysmëfinale.

“Do të jetë një ndeshje midis dy skuadrave që duan të tejkalojnë njëra-tjetrën dhe të shkojnë në fazën tjetër të kompeticionit.

Do të jetë një ndeshje e vështirë, ku të dy Interi dhe Milan do të përpiqen të fitojnë”, tha trajneri i Interit në derbin e nesërm të Coppa Italia.

“Nga një këndvështrim psikologjik nesër ka kalimi i raundit është gjëja më e rëndësishme në një garë si Kupa e Italisë, për të cilën ne kemi respektin më të madh”.

“Ne do të kemi nevojë për një provë ekipi – vazhdon trajneri i Interit. “Ibrahimovic është një lojtar i rëndësishëm për Milanin, por unë besoj se ky Milan nuk është vetëm Ibrahimovic, është një ekip i përbërë nga lojtarë të fortë dhe teknikisht të mirë që po bëjnë gjëra të rëndësishme.

Derbi i parë ishte një ndeshje ku ishim 2-0 duke humbur, pastaj shënuam, kishim disa mundësi për të barazuar. Unë mendoj se jo vetëm nesër, por në përgjithësi, ne duhet të jemi shumë më cinikë dhe të vendosur sidomos kur arrijmë në pasimin e fundit, në finalizim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu