Prioritetet e tregut të transferimeve të Milanit në janar duket se janë tashmë të qarta. Kuqezinjtë do të përdorin seancën e riparimit për të forcuar sigurisht mbrojtjen.
Paolo Maldini dhe klubi duan t’i japin Stefano Pioli një qendërmbrojtës të ri, duke parë edhe dëmtimin e Gabbia (edhe pse Kalulu duket se është më shumë se sa një alternativë në daljet e para).
Ndërsa ardhja e një zëvendës Ibrahimovic nuk parashikohet aktualisht, nuk përjashtohet se mund të ndodhë.
Në realitet, Milani do të mbetet vigjilent në tregun e transferimeve dimërore, duke pritur disa situata të përshtatshme. E tillë si ajo që do të çonte te “Papu” Gomez, për të cilin është folur pandërprerë këto ditë.

Një ide e befasishme për të fuqizuaR sulmin në janar mund të vijë nga shumë afër, domethënë nga ana tjetër e Milanos.
Në fakt, Milani do të konsideronte mundësinë e mirëpritjes së një sulmuesi të ri nga Interi në Milanello: 21-vjeçarin Andrea Pinamonti.
Sulmuesi i kombëtares italiane Under-21 është gati të bëjë valixhet në janar, pasi nuk po gjen hapësirë në skuadrën e Antonio Conte.

Ka qenë vetë trajneri i Interit që e bëri Pinamontin të kuptojë se është i lirë të gjejë një ekip të ri në seancën e dimrit, gjithashtu për të bërë vend për afrime të tjera në skuadër.
Milani mund të përfitojë nga kjo situatë, me një opsion me kosto të ulët dhe befasues, por jo aq i pamundur.
Në fakt, shumë transaksione midis Interit dhe Milanit kanë ndodhur gjatë viteve, shpesh edhe të suksesshme në favor të klubit kuqezi.