CONTE: “Derbi nuk është shëtitje! Ibra-Lukaku, më pëlqeu ai tërbim. Milanit nuk i ka falur askush asgjë”

Antonio Conte u intervistua nga Rai Sport pas ndeshjes Inter-Milan në Kupën e Italisë, ku zikaltërit u kualifiuan.

“Gjysmëfinale e njëjtë si vitin e kaluar, falënderoj mbi të gjitha lojtarët për paraqitjen. Bënë interpretimin e duhur të këtij derbi, një ndeshje e vështirë ndaj një ekipi të shkëlqyeshëm. Nuk është i pari në klasifikim sepse ja kanë falur! Jam i lumtur që kam arritur të kapërcej në gjysmëfinale”.

“Milani ka vlera të rëndësishme, por edhe në njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë kemi pasur mundësi të rëndësishme, rezultati nuk ishte i drejti.

Portieri i tyre ishte më i miri në fushë, pastaj Ibrahimovic u përjashtua. Dhe ne ishim të mirë në përmbysjen e ndeshjes. Duhet të jemi më të këqinj dhe cinikë përpara portës kundërshtare sepse mbërrijmë shumë herë”.

Në lidhje me Ibra-Lukaku: “Është një derbi, derbit nuk janë shëtitje e shëndetshme. Ne e ndjemë atë dhe ata gjithashtu. Për këtë arsye është e drejtë t’ua kushtojmë fitoren tifozëve, veçanërisht atyre që na pritën kur mbërriti autobusi”.

Akoma për Lukakun: “Unë kam qenë një futbollist, gjatë ndeshjeve shpirtrat janë të ndezur shpesh. Mund të ketë situata ku ju zemëroheni, unë gjithashtu isha i kënaqur kur pashë Romelun që u nxe. Ai u grind me Ibra i cili ka ligësinë e fituesit, Romelu nga ky këndvështrim po rritet. E përsëris, më pëlqeu që u zemërua keq”.

Scudetto: “Juve mbetet favorit edhe tani. Unë nuk e di se çfarë vlerësimesh janë bërë. Sipas mendimit tim, ata mbeten ekipi më i mirë i pajisur për të kërkuar fitoren”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu