Commisso “pickon” Milanin: Nuk jam si Yonghong Li që futi 300 mln euro dhe falimentoi…

“Unë nuk jam zoti Yonghong Li!”. Gjatë një interviste me “Sky”,  në të cilën ai prezantoi qendrën e re sportive, presidenti i Fiorentina Rocco Commisso deklaroi se ai nuk dëshiron të shpenzojw para pa një arsyetim të saktë.

“Më jepni pak kohë, unë nuk do të jem si Yonghong Li në Milano që shpenzoi 300 milion euro dhe deklaroi falimentimin. Unë do t’i bëj gjërat me qetësi”.

Për qendrën sportive, këto janë fjalët e Commisso: “Unë nuk e di se si do të përkthehet në pikë, por të rinjtë e Italisë dhe botës do të jenë në gjendje të zgjedhin Firencën pasi të shohin këtë objekt”.

“Ky projekt është privat, jam unë që investoj paratë dhe për familjen time është një krenari e madhe që mund të them se i kam dhënë një strukturë të ngjashme qytetit dhe Fiorentinës”.

“Kostoja duhet të kalojë 70 milion, do të jetë qendra më e madhe sportive në Itali. Punimet do të fillojnë në janar dhe shpresoj mund të përfundojë deri në vitin 2021, për momentin do të quhet Parku i Violave​”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu