CM | Takim i fshehur në Bolonja. Massara fotografohet me agjentin e Kessie. Ja pse mungoi Maldini

Një takim për të sqaruar qëndrimet e palëve në lidhje me të ardhmen e një prej shtyllave të Milanit të Stefano Piolit, por gjithashtu dhe mbi të gjitha për të rikrijuar një klimë përzemërsie dhe bashkëpunimi të ndërsjellë, në kërkim të zgjidhjes që mund të kënaqë të gjitha palët e përfshira në çështjen e rinovimi të kontratës së mesfushorit Franck Kessie.

Mungon Maldini – Calciomercato.com posedon një video ekskluzive që dokumenton takimin, i cili u zhvillua në Bolonjë, midis agjentit të lojtarit, George Atangana dhe drejtorit sportiv të Milanit, Frederic Massara.

Nga ana tjetër, menaxheri i lartë i zonës teknike, Paolo Maldini, nuk ishte i pranishëm në samit, ndryshe nga kontakti i parë marsin e kaluar, i cili nuk përfundoi me një rezultat të favorshëm…

Ndoshta, kjo ka shtyrë Maldinin të mos prezantohet por ka lënë Massara të zbusë situatën me Atangana. Ish-kapiteni kuqezi ndodhej në Ibiza me familjen.

“Edhe në fund të samitit të sotëm, nuk mund të flasim për një parim të marrëveshjes së arritur, por drejtuesit e Milanit kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të pranuar kërkesat ekonomike të Kessie, i cili nga ana e tij ka riafirmuar kohët e fundit synimet për t’u veshur kuqezi edhe per shume vite te tjera.

Dhe takimi i sotëm, i cili u zhvillua në një atmosferë qetësie të rizbuluar, përfaqëson një hap tjetër përpara në këtë drejtim”, shkruan Calciomercato.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu