CM – Nga Pobega te Daniel Maldini: Milani ka vendosur cilin të mbajë!

E ardhmja e Tommaso Pobega ende duhet të përcaktohet teksa dihet qartë se mesfushori i kthyer pas huazimit nga Spezia nuk është se ka një rol fiks te mendimet e Piolit, pasi ky i fundit ka ndërtuar një mesfushë me dy lojtarë (Kessie-Bennacer ose Tonali) dhe që do të alternohen mes tyre por që tashmë janë përshtatur në këtë skemë…

Ndërkohë, Pobega është mësuar të luajë vetëm me tre në mesfushë dhe kjo mund të jetë jo problem i vogël. Nga këtu mund të lindë – qoftë edhe për nevojë ekonomike për të bërë merkato – ideja për ta shitur ndoshta duke futur një të drejtë riblerje.

Atalanta ishte klubi që u afrua i pari por oferta e parë u konsiderua e vogël teksa një sulm tjetër pritet.

Por, së fundmi, në valle është futur edhe Fiorentina, sipas Tuttosport.

Milani do të donte të paktën 12-13 mln euro për ta shitur dhe jo më pak.

Ndërkohë, e ardhmja e Hauge gjithashtu është larg Milanos, me Bundesliga që ka trokitur por oferta konkrete dhe të kënaqshme për Milanin, ende nuk ka.

Sa i përket Colombos, e ardhmja e tij do të jetë një tjetër huazim tani që erdhi Giroud dhe mund të vijë edhe një sulmues i tretë.

Për Daniel Maldini, deri tani, nuk ka një largim në horizont dhe Pioli mund ta mbajë si fanazist të tretë ose në krah të majtë, nëse do të duhet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu