CM | Milan-Kessié, fiksohet takimi: pas një pauze 4-mujore, mbërrin momenti i së vërtetës!

Pas një pushimi prej rreth katër muajsh, Milani bëri hapat e parë drejt Franck Kessié.

Takimi i fundit midis palëve ishte i datës 25 mars, kur kuqezinjtë i kishin paraqitur lojtarit një ofertë rinovimi afër 4 milion eurove.

Kërkesa e lojtarit nga Bregu i Fildishtë ishte krejt e ndryshme, në fakt ai befasoi drejtuesit kuqezi.

Një surprizë pothuajse e ditur, pasi ish-mesfushori i Atalanta tregoi përmes shfaqjeve se ishte, së bashku me Ibra dhe Theo Hernandez, elementi më i rëndësishëm i skuadrës.

Pas pritjes strategjike, tani klubi ka një dëshirë për të arritur shpejt në një përfundim, ndoshta duke iu afruar kërkesave të Kessié. Por sa?

Massara dhe Maldini nuk janë të ekuilibruar, mbase të shqetësuar nga koha që ka kaluar, e cila në ndërkohë mund të ketë ndryshuar gjërat.

Sepse ndërkohë, telefoni i agjentit të Kessié, George Atangana, është nxehur, me thirrjet nga Liga, Premier dhe Ligue 1.

Mesfushori i Milan ka admirues në gjysmën e Evropës, vlerësim i fituar në fushë, me 37 paraqitje dhe 13 gola në Serie A në total, mesfushori i Fildishtë mblodhi 4,171 minuta të luajtura sezonin e kaluar.

Tani çasti i së vërtetës po afron, do të jetë e nevojshme të kuptohet se çfarë vlere është i gatshëm që Milani t’i atribuojë këtyre numrave, sepse veçanërisht në Angli ka tashmë ata që janë gati të thyejnë pragun prej 6 milion eurosh.

Kessié e sheh veten në Milano, aq sa ka postuar e dhe një foto me uniformën e re të fanelave jashtë fushe. Jo vetëm, por gjithashtu i ka shprehur agjentin të tij të gjejë një akord për rinovim.

Aktualisht ndodhet në Japoni për Olimpiadën por sigurisht që është në kontakt me agjentin çdo moment.

Vetë agjenti kohë më parë tha se “vetëm një grusht shteti do të largonte Presidentin nga Milano”, por biznesi është biznes dhe Milani nuk do të jetë në gjendje të mbajë shumë larg presionet e jashtme nëse nuk e blindon dhe bën atë sforco shtesë.

Kessié tashmë ka vënë vulën e tij në Olimpiadën në Japoni, duke shënuar një gol të shkëlqyer kundër Arabisë Saudite.

Në mes të javës së ardhshme kuqezinjtë do të provojnë sulmin e tyre dhe mbase pas një kohe të gjatë do të zbulohet se sa larg apo afër janë lojtari dhe Milani mes tyre.

Kërkesat dihen: Kessie do 6 mln euro të garantuara, Milani ka shkuar deri në 5 mln euro dhe bonuse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu