CM | Juventus-Milan, duel edhe në merkato për xhevahirin e Ajax! E duan që në janar

Champions League ka qenë dhe do të jetë gjithmonë vitrina e lojtarëve më të mirë të Europës, që shpesh përfundojnë në qendër të vëmëndjes.

Janë të shumtë talentet që po bien në sy këto ditë. Një ndër ta është Antony i Ajax. Talenti brazilian mund të bëhet shpejt një objektiv i rëndësishëm i merkatos. Juve dhe Milan duket se janë të interesuara për të.

Antony ka marrë pjesë në 4 nga 5 golat e Ajax duke i dhuruar 2 assit Haller-it. Të gjitha aksionet e rrezikshme të hollandezëve kanë nisur nga këmbët e tij.

Sipas calciomercatoneës.com, Juve dhe Milan kanë nisur bisedimet për të të tentuar arritjen e marrveshjes në janar, duke lënë lojtarin në huazim deri në qershor.

21 vjecari u ble nga Ajax te São Paulo në Shkurt të 2020 për rreth 16 milionë euro. Në sezonet e tij tek Ajax ka arritur të shënojë 11 gola në 50 ndeshje të luajtura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu