CM | Atletico tenton Kessie: gati oferta te Milani. Para dhe kartoni i mesfushorit

E ardhmja e Franck Kessie te Milan është akoma në dyshim. Klubi kuqezi dhe lojtari nuk po arrijnë një marrëveshje për rinovimin dhe nga kjo situatë është gati të përfitojë Atletico Madrid dhe Diego Simeone.

Klubi spanjoll po mendon të ofrojë 18 milionë euro plus kartonin e Hector Herrera për të siguruar Kessie që në janar, sipas calciomercato.com

Nëse marrëveshja për rinovimin nuk do të arrihet, drejtuesit e Milan-it mund ta marrin në konsideratë ofertën e Colchonero-s.

Sigurisht, Kessie, që luajti edhe dje titullar ndaj Liverpool duke mos shkëlqyer (ndeshje e dobët e mesfushës dhe krahëve në tërësi) duhet të vendosë shpejt dhe brenda muajve shtator-tetor për t’i dhënë më pas mundësi Milanit që të veprojë.

PSG gjithashtu është e interesuar por me zero, ashtu sikurse edhe në Premier League disa klube. Megjithatë, oferta konkrete nuk ka pasur aq sa thuhet se kërkesat për një rrogë prej 8 mln eurosh dhe bonuse janë thjesht një mundësi e agjentit për të përfituar më shumë, edhe si komision, duke stisur “paraakorde” me klube të tjera.

Kessie ishte betuar se do të kthehej nga Tokyo e Japonisë dhe të firmoste rinovimin pasi donte të vazhdonte edhe për shumë vite me Milanin, por deri tani nuk e ka mbajtur fjalën, sepse firma nuk vjen…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu