CIES – Statistikat për mbrojtësit evropianë: Kjaer dhe Gabbia më mirë se Van Dijk!!!

Statistikat e CIES shpërblejnë Simon Kjaer dhe Matteo Gabbia ndër mbrojtësit më të mirë në Evropë për sa i përket performancës në muajin e fundit, madje edhe përpara Virgil Van Dijk.

CIES (Instituti i Statistikave në Futboll) merr parasysh “prodhimin e fushës dhe efikasitetin si individualisht ashtu edhe kolektivisht”.

Kjo është arsyeja pse vendoset Gabbia dhe Kjaer në TOP 10 si mbrojtësit më të mirë në Evropë për sa i përket performancës – sipas parametrave specifik.

Periudha e referimit është rreth një muaj, prandaj pak a shumë nga fillimi i kampionateve. Performanca në Europa League konsiderohet gjithashtu.

Në veçanti Kjaer është në vendin e 5-të, ndërsa Gabbia në 7-të. Prapa tyre ai që shumë e konsiderojnë si qendërmbrojtësin më të fortë në botë: holandezi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk.

Një super start për dy qendrat e kuqezinjve, duke pritur që Alessio Romagnoli të rikuperohet dhe gradualisht të tjerët (Duarte dhe Musaçhio).

Edhe pse, Gabbia sot ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe tani do të duhet të futet në një periudhë izolimi prej dy javësh ndaj edhe rikthimi i tij në fushë mund të vonojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu