“Chiesa te Milani, Juventusi dhe Interi do ta niste nga stoli! Askush nuk paguan 70 mln euro”

Opinionisti dhe komentatori teknik Antonio Di Gennaro ka folur rreth situatës së lidhur me Federico Chiesa dhe merkaton që po bëhet rreth tij, me disa klube të interesuara – sidomos Milani – duke dhënë një deklaratë të fortë!

“Për shkak të karakteristikave që ai ka treguar në vitet e fundit, ai është një anësor i cili duhet të luajë në të majtë ose në të djathtë te një 4-3-3, ose në distancë të plotë në një 3-5-2 si Iachini”.

“Nëse ai shkon te Interi, a do të luajë? Po te Juventusi? Ai duhet të fitojë vendin … Te Milani gjithashtu! Në disa aspekte, Chiesa duhet të përmirësohet: në zgjedhjen e pasimit dhe mënyrës se si do të luajë, në të qenit më i pranishëm në fushë dhe jo vetëm për disa minuta!”

“Chiesa është ai që driblon, por jo në hapësirë: e lëshon topin përpara. Shumë shpesh kthehet mbrapa. Nëse qëndron në Firence mund të jetë në një ekip të mirë, por Iachini do të duhet ta kuptojë mirë rolin e tij”.

“Dinamikat e rinovimit menaxhohen nga babai i tij, por unë mendoj se askush nuk paguan 70-80 milion euro sot”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu