CHIESA-MILAN: Aleati kuqezi quhet Fali Ramadani! Përfshirja e “Rebic” dhe formula “Tonali”

E shpejtë të thuash se ka një negociata të vazhdueshme midis Milanit dhe Fiorentinas për Federico Chiesa, por që futbollisti i pëlqen kuqezinjve është e pamohueshme.

Stefano Pioli e ka stërvitur atë te Fiorentina dhe e njeh mirë, ashtu si e di se sa punë do t’i bënte Milanit si sulmues i djathtë, ku “Djalli” ka momentalisht Saelemaekers, Castillejo dhe tashmë Brahim Diaz.

Të gjithë këta, sidoqoftë, nuk kanë “në këmbë” e tyre 10-12 gola dhe 8-9 asist si Federico Chiesa. Emri i Federico ka qëndruar rreth Casa Milan që nga fillimi i merkatos, por nuk ka pasur kontakte aktuale midis dy klubeve pasi kjo është një temë shumë e ndjeshme dhe, për momentin, shumë e shtrenjtë.

Secret Contracts Held a Surprise for Fiorentina's New Owners - The New York  Times

Presidenti i Fiorentinas, Rocco Commisso, i dha dritën jeshile Chiesa për të marrë oferta për të dhe për klubin, i cili zotëron kartonin e tij.

Gjithçka buron nga dëshira e djalit për të mos zgjatur kontratën që do të skadojë në 2022. Por fakti që kanë mbetur edhe dy vjet e vendos Fiorentinan akoma në një pozitë dominuese në negociata dhe, çuditërisht, çmimi mbetet 70 milion euro.

Por, këtu futet në lojë agjenti shqiptar, Fali Ramadani, i cili këto ditë ka qenë në Casa Milan dhe është takuar me Maldinin! Ramadani është edhe agjenti i Rebic apo Jovic, një trekëndësh që përfshin Milanin.

Këtij trekëndëshi i shtohet edhe Milenkovic, gjithashtu klient i Ramadanit, ndërsa nuk duhet harruar se Fiorentina pret se çfarë do të bëjnë Milan-Frankfurt mbi Rebic. Vjollcët zotërojnë 50 përqind të kartonit në rast rishitja nga gjermanët.

Sakaq, Daniele Pradé (drejtori sportiv) pëlqen Lucas Paquetà – jo nga sot – i cili tashmë ishte kërkuar në merkaton e janarit, por formula e duhur nuk u gjet.

Intoppo Fiorentina tra Rebic e il Milan. E il prezzo sale

Braziliani ka një mbetje amortizimi të kartonit në bilanc prej rreth 25 milion euro që kur u investuan 38 te Flamengo 1 vit më parë.

Nëse Fiorentina e pranon atë vlerësim të brazilianit, 45 milion do të mungonin për të arritur te pretendimet e Commisso (i cili tani për tani nuk dëshiron ndonjë lojtar), por Milani mund të strukturojë një ofertë siç u bë me Tonali.

Fiorentina, Chiesa non si è allenato - Fantamagazine

Një hua shumë të shtrenjtë, me të drejtë ose detyrim blerje që arrin një shumë totale prej 30 milion euro plus bonuse. Kështu që mund të arrihet afër 70 mln euroveve të kërkuar, me djalin që dëshiron të luajë me Ibrahimovic.

Nëse, drejt fundit të merkatos, Fiorentina do të ulte pretendimet, diçka konkrete mund të lëvizte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu