Chiesa dhe Milenkovic, Fiorentina-Milan “luajnë” në hije! Commisso niset drejt Italisë

Vera 2020 ishte, pa dyshim, një sezon anormal nga shumë këndvështrime. Nga një perspektivë futbolli, në veçanti, këto tre muaj na kanë paraqitur shumë futboll të luajtur dhe një sasi të vogël të futbollit diplomatik, atë të përbërë nga negociatat dhe tregu i transferimeve.

Në këtë kuptim, “bota e negociatave” po rishfaqet në fund të sezonit të nxehtë të vitit me Milanin i cili, gjithnjë e më shumë, nga një spektator i interesuar po bëhet një lojtar vendimtar i merkatos.

Pas Sandro Tonali – sipas Gazzetta dello Sport – kuqezinjtë kanë vendosur të përqendrojnë fokusin e tyre në një talent tjetër të ri italian: Federico Chiesa.

Nga një intrigë e mundshme e merkatos, në fakt, emri i talentit vjollcë është gjithnjë e më i lidhur me një negociatë të vërtetë që, tani për tani, sheh Milanin dhe Fiorentinën të punojnë nën rrogozë dhe në hije!

Intervista a Federico Chiesa - Calcio - Rai Sport

Akord i vështirë – Javët e kaluara ka pasuir shumë kontakte midis Milanos dhe Firences. Thirrjet e shumta kuqezi – sipas Gazzetta dello Sport – kishin emrin e Nikola Milenkovic si temën e parë por, gjithnjë e më shumë, ata e shihnin emrin e Federico Chiesa si protagonistin kryesor.

Chiesa ka kërkuar largimin, por “tufa” e ekipeve të interesuara për talentinj, Inter dhe Juventus mbi të gjitha, patjetër është zvogëluar, duke i lënë kuqezinjtë në një pozitë të privilegjuar. Në të njëjtën kohë, pra, kërkesa e lartë e Commisso (60 milion) po bie drejt një çmimi gjithnjë e më të arsyeshëm (40 milion) mbi të cilin drejtuesit kuqezi po mendojnë të negociojë.

Commisso lavora al rinnovo di Chiesa: ecco la proposta

Marrëveshja mbetet e vështirë gjithashtu sepse Maldini dhe Massara, me Fiorentinën, kanë përparësinë që të merren me emrin e Milenkovic, një profil që Pioli e ka kërkuar si një përforcim për mbrojtjen dhe që do të përfshinte një investim të madh.

Negocimi nën shteg – Në një merkato gjithnjë e më shumë në dritën e diellit, Milani dhe Fiorentina po përpiqen të punojnë nën rrogozë ose në hije.

Misteri në negociatat midis Milanit dhe Eintracht Frankfurt për Rebic, për të cilën Fiorentina është një spektator i interesuar, sugjeron që midis kuqezinjve dhe vjollcëve mund të ketë një marrëveshje të pathënë në lidhje me emrat e dy objektivave kuqezi Chiesa dhe Milenkovic.

Presidenti Commisso do të jetë në Firence këtë javë për të negociuar personalisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu