“Chelsea tifoz me Donnarumma, por ka një problem”… Eksperti Romano tregon situatën!

E ardhmja e Donnarumma do të vazhdojë te Milani. Eshtë i sigurtë për këtë Fabrizio Romano, që i pyetur nga mediat britanike nëse portieri do të largohej dhe me pistën Chelsea më të ndezur se kurrë, mohoi kategorikisht.

“Di që Milani dhe Donnarumma po negociojnë rinovimin dhe ndaj vështirë që ta shohim portierin me një fanellë tjetër.

E vërtetë që Chelsea është tifoz me portierin kuqezi dhe se e ka objekt dëshire, por do të futej në garë vetëm nëse me parametra zero, sepse shpenzimet e fundit që ka bërë kanë qenë të mëdha dhe nuk mund të investojë shumë në një portier që pas rinovimit do të ketë vlerë të madhe”.

Por, Chelsea nuk është i vetmi që ndjek situatën e Donnarumma, pasi edhe klube të tjera kanë lëvizur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu