Chelsea, ofertë “të çmendur” për portierin Donnarumma

Gianluigi Donnarumma ka marrë një ofertë të majme nga skuadra e Chelsea.

Portieri italian, vetëm 21 vjeç, ka mbi 200 ndeshje në Serie A dhe prej vitesh luan titullar te Milan.

Chelsea synon me çdo kusht firmën e portierit të Atletico Madrid, Jan Oblak, por ekipi kryeqytetas spanjoll nuk ka pranuar asnjë bisedim.

Si pasojë, Blutë e Londrës kanë kthyer sytë nga Donnarumma dhe kanë bërë një ofertë prej 50 milion euro.

Ofertë e majme, që kënaq dhe Milanin, por deri më tani, nuk ka ndonjë lëvizje konkrete.

Chelsea po bën një merkato të çmendur deri tani, duke sjellë në Londër emra si Ziyech, Werner, Thiago Silva dhe Ben Chilwell.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu