Chelsea e lë jashtë stërvitjes, për Bakayoko interesohet edhe një ekip tjetër i Londrës! Por Milani…

Telenovela “Bakayoko” vazhdon! Milani nuk ngutet, Chelsea gjithashtu. Një duel i heshtur që do të vazhdojë deri sa dikush të dorëzohet dhe të rrisë ose ulë pretendimet!

Por, sipas asaj që raportohet nga telegraph.co.uk ekziston një ekip tjetër, përveç Milanit, në Tiemoue Bakayoko. Sipas portalit të njohur anglez, francezi që është pranë kthimit në Milano, kërkohet edhe Crystal Palace.

Mesfushori është i sigurt që do të largohet nga Chelsea këtë verë dhe aktualisht nuk po stërvitet me ekipin e parë. Megjithatë, dëshira e tij është kuqezi dhe nuk ka marrë në konsideratë asnjë oferë tjetër deri tani!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu