Çfarë postonte Tonali në rrjetet sociale përpara se të bëhej i famshëm?

Lind, rritet, poston.

Është kjo jeta e të cilës çdo adoleshent i epokës sonë duhet t’i nënshtrohet për të qëndruar në hapa me kohen.

Një lloj burgu që projekton të rinj të pafajshëm në një botë të huaj, e ndërtuar nga mendime të pështira për të cilat me kalimin e kohës njerëzit pendohen.

Mjafton të pyesësh 30 vjeçarët e sotëm, rreth mendimeve të profilit të tyre, tmerrohen kur shohin shprehje të shkruara si analfabetike, apo foto të shkrepura në tualet me gjuhen jashtë, me gjoksin e zhveshur të një fiziku prej 40 kg pas 15 ditë palestre.

Nga ky muhabet i sikletshëm nuk mungojnë as futbollistët, që në periudhën e tyre, kanë patur idenë të shpërndajnë linqe, foto apo statuse që janë akoma të gjurmueshme në fund të mureve të tyre.

Një shembull është ai i Sandro Tonali-t, sot mesfushor i Brescia-s por një hap nga firma me Milanin.

Mediat italiane kane publikuar disa nga statuset e Tonalit, qe postonte ne rrjetet sociale perpara se te behej ky qe eshte sot.

Mesfushori i datëlindjes 2000 do t’i bashkohet “Djallit” me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes për një total prej rreth 30 milionë eurosh plus bonuset.

Vullneti i lojtarit ishte vendimtar në arritjen e marrëveshjes.

Tonali do të përfitojë 2.2 milionë euro në sezon dhe Milani do të derdhë 10 milionë në xhepat e Cellinos për huazimin, plus 20 të tjera për berjen përfundimtare të kartonit të tij, të cilave mund t’u shtohen bonuse të mëtejshme bazuar në objektivat e arritur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu