Çfarë po ndodh me Castillejo? Spanjolli po vuan një problem të zakonshëm të futbollistëve!

Samu Castillejo është padiskutim futbollisti i Milanit që po merr një lumë kritikash gjatë kësaj periudhe ndeshjesh. Pas 46 minutave ndaj Bologna në kampionat, ai luajti vetëm 23 minuta ndaj Crotones ditën e dielë.

Sa i përket Europa League, janë 90 minuta ndaj Shamrock dhe 66 ndaj Bodo Glimt.

I rikthyer në stërvitje shumë vonë për të nisur fazën përgatitore (madje bëri disa analiza përpara se të kthehej), gjendja e Castillejos nuk ishte e mirë që në fillim dhe trajneri Pioli e dinte. Ai vuan nga pubalgjia – si dikur Suso dhe Kaka, por edhe shumë lojtarë të tjerë.

Sulmuesi spanjoll u ndërrua edhe gjatë pushimit të ndeshjes së kampionatit kundër Bologna-s, kjo pasi dhimbja nisi të ishte më e fortë në rrëzë të kofshës.

Pioli vendosi ta ruajë atë dhe të shmangë rreziqet e mëdha duke e mbajtur atë të qetë dhe duke lënë Saelemaekers në vendin e tij.

Ashtu si të gjitha problemet e tendinit, pubalgjia karakterizohet nga një fazë e parë “akute”, e cila zgjat nga 15 deri në 20-25 ditë.

Në këtë fazë, dhimbja mund të jetë e fortë dhe gjithashtu shfaqet në veprime të përditshme, të tilla si hipja në makinë ose kollitja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu