“Çfarë nuk kisha lexuar dhe dëgjuar mbi Theon, por doja ta shihja në sy! Kështu e binda”

Sot Paolo Maldini u intervistua në transmetimin e drejtpërdrejtë në portalin Bein Sports France.

Midis shumë çështjeve të adresuara rreth Milanit, ishte edhe ajo që kishte të bënte me Theo Hernandez ishte interesante.

Drejtori teknik dhe flamuri kuqezi shpjegoi që në fillim dinamikën që solli mbrojtësin francez në Milano.

Këto janë fjalët e Paolo Maldini në lidhje me këtë:

“Para se të takoja Theo nuk doja të dija se çfarë mendonin të tjerët për talentin e tij dhe personalitetin e tij. Kisha lexuar dhe dëgjuar shumë por, doja ta takoja.

Pas takimit me të, më bëri përshtypje ndjeshmëria e tij e madhe. Ai po luante për Realin por po humbiste pak nga pak, Milani dhe unë besuam thellësisht te ai djalë.

Shpesh i them atij se qëllimet e tij duhet të jenë të bëhet një nga tre mbrojtësit më të fortë në botë dhe të bashkohet me ekipin kombëtar francez si titullar”.

“Atë besim që i dhamë atëherë po na e shpërblen në fushë. Doja ta shihja në sy dhe e dija se atë premtim që bëri do ta mbante. i thashë se duhet të punonte shumë fort”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu