ÇFARË NATE!!! Hauge dhe lumturia e dyfishtë. Nga Norvegjia në Napoli… Shkruhet historia!

Një natë që ai nuk do ta harrojë kurrë! Jens Petter Hauge shënoi sonte golin e parë në Serie A, të parin me Milanin në kampionat, por sidomos ka festuar edhe një tjetër event.

Historisk seriegull for Bodø/Glimt

Talenti norvegjez, në fakt, ka mësuar që ekipi i tij i përpara pak muajsh, Bodo Glimt, ka fituar titullin e parë historik në Norvegji, duke bërë një ecuri të çmendur dhe duke e mbyllur kapitullin disa javë përpara fundit të sezonit.

Bodo Glimt e dominoi kampionatin totalisht duke arritur 68 pikë, 18 më shumë se vendi i dytë, Molde, kur duhen edhe 5 javë kampionat. Praktikisht të paarritshëm.

Jo vetëm kaq, por vetëm një humbje.

Hauge kontriboi në këtë sukses të jashtëzakonshëm duke shënuar 14 gola në 18 ndeshje me ekipin norvegjez, vendlindja e tij dhe aty ku u rrit dhe formua.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu