Andrea Di Caro, në kolonat e Gazzetta dello Sport këtë mëngjes, analizoi Milanin e Piolit pas suksesit ndaj Beneventos.
“Nuk ishte një fitore e lehtë. Benevento krijoi shumë, goditi një shtyllë, humbi një penallti dhe u përplas disa herë kundër dorezave të Donnarumma, i cili kur hap krahët duket si një albatros (shpendi me krahë të gjatë)
Por çfarë mund t’i thuash një skuadre që nuk humbet në kampionat prej një jetë, e cila në 9 nga 15 ndeshjet e luajtura duhej të bënte pa totemin dhe drejtuesin e saj, Ibrahimovic, dhe luajtën me dhjetë lojtarë dje për një orë?
Ndjesitë nuk ndryshojnë: Milani jep idenë që udhëton në maksimum të xhirove, Interi ende jo.
Por kuqezinjtë nuk heqin dorë nga asgjë, ata presin kthimin e Zlatan dhe kënaqen me goditjet e disa individëve, të pajisur teknikisht dhe jo taktikisht, si Leao”.