Çfarë fati i madh për Tiranën! Çfarë dha shorti për bardheblutë

Fati nuk e donte në turin e dytë të “Champions League” atje ku Tirana humbi padrejtësisht ndaj Crevena Zvezdës, megjithëse luajti më mirë sesa kundërshtari.

Por gjithçka i është rikthyer në “Europa League”, duke sjellë edhe festë në kampin e bardhebluve.

Kështu normalisht kampionia e Shqipërisë do të luante në turin e tretë të Europa League dhe më pas duhej të mbërrinte në “Play-off”, për të kërkuar grupet e këtij kompeticioni.

Por teksa u hodh shorti në Nion të Zvicrës u përcaktuan edhe me fat dy ekipet që do të shkonin menjëherë në “Play-Off”, pa pasur pengesa në turin e tretë të “Europa League”.

Dhe kush ishte ekipi i parë që u kap?

Tirana! Më pas do t’i bashkohet edhe Ludogorest që mbërrijnë menjëherë në “Play-Off”. /Sport Ekspres/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu