Çështja “Donnarumma”: Paolo Maldini tërbon Mino Raiola me këtë ofertë rinovmi!

Gianluigi Donnarumma për Milanin dhe ekipin kombëtar italian tani është një siguri: portieri kuqezi, në fakt, edhe me Hollandën në Ligën e Kombeve ishte protagonist i një ndeshje të shkëlqyeshme.

Shumë gazeta i dhanë një notë mbi 6 dhe madje kishte edhe si “Gazzetta dello Sport” që e vlerësuan me “7”, sidomos te superpritja ndaj Van de Beek te Holandës.

Calcio: Maldini, Donnarumma problema ma c'è offerta adeguata – Corriere di  Como

Mancini e sheh si pikën më të fortë, Pioli si një “kapiten të dytë” pas Romagnoli, por tifozët janë të luhatur në lidhje me të ardhmen e tij dhe lajmet që dalin!

Kërkesat e Raiolas janë normale për një futbollist që konsiderohet në “top 5” të portierëve të Europës dhe ka një të ardhme të madhe përpara tij.

Por, qetësia e Maldinit është një garanci! Madje, sipas “Repubblica”, drejtori teknik i Milanit, sa i përket rinovimit, ka bërë ofertën e parë prej 6 mln eurosh dhe bonuse: një ofertë që ka tërbuar Raiola që priste shumë më shumë!

Sipas drejtuesve kuqezi, rinovimi i bërë vite më parë ishte një ekzagjerim rroge për Donnarumma ndaj edhe nuk duhet të tejkalohet çmenduria, edhe pse do të ketë bonuse të majme për të arritur deri në 8 mln euro në sezon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu