Çeshtja Diaz/ Real Madridi i vë syrin Bennacer-it

Milani ka si qëllim të mbyllë marrëveshjen që duhet të sjellë Brahim Diaz në kuqezi sa më shpejt.

Shoqëria kuqezi po kontakton me Real Madridin dhe kërkon të gjejë një marrëveshje mbi modalitetin e huazimit.

“Le Merengues” do të donin të jepnin lojtarin në huazim të thatë, ndërsa kuqezinjtë duan të fusin një të drejtë blerje.

Vazhdohet të dialogohet dhe duhet të vijë një shtrëngim duarsh në kohë të shkurtër.

Sipas asaj që shkruan Alessandro Jacobone i Milanisti Non Evoluti, gjatë kontakteve ka dalë një tjetër emër, ai i Ismael Bennacer.

Real Madridi, veçanërisht presidenti Florentino Perez, i ka vënë sytë mesfushorit algjerian dhe e konsideron të aftë të luajë në Santiago Bernabeu me kokën lart.

Për momentin Milani nuk do të donte të privohej nga ai, por klauzola prej 50 milionë eurosh nuk përjashton një shitje në sezonin veror të merkatos së futbollit 2021.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu