CEO i Milanit thumbon Ceferin: “Ne u përjashtuam nga Kupat 1 vit prej Fair Play Financiar, por…”

Në intervistën e gjatë me Sette, një e përjavshme e Corriere della Sera, Ivan Gazidis foli për gjendjen e tij shëndetësore si më poshtë: “Ndihem mirë: jam shumë i ngarkuar dhe mbush diten, jam në gjendje të kombinoj punën dhe terapitë.

Duket se ata po bëjnë efekte pozitive. Më bëjnë të sigurt për një shërim të plotë, shpresoj të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur. Unë ende mund të ndjek Milanin, pashë ndeshjen e mirë kundër Cagliari dhe të shihja përsëri San Siro gjallë ishte emocionuese, gjithashtu u ndjeva pjese e Curva Sud.

Dashuria e tifozëve? Unë isha pa fjalë për mesazhet që mora nga familja e madhe e Milanit. E gjithë kjo po më jep energji të jashtëzakonshme. Tani e kuptoj se çfarë ndiejnë lojtarët kur ndjejnë shtytjen e tifozëve në stadium”.

Lidhur me Fair Play Financiar, CEO i Rossonerëve, Ivan Gazidis shpjegoi për Sette: “Milani do të duhet t’i përgjigjet një pyetesori rreth shëndetit financiar të klubit në tetor. Pra, po, FFP ende ekziston.

Ne që donim një qëndrueshmëri te projektit te futbollit u ndëshkuam me një pezullim njëvjeçar nga Kupat. Unë e pranoj, por rregullat duhet të jenë të njëjta për të gjithë. A janë? Duhet të pyesni UEFA-n, besueshmëria e tyre rrezikohet. Luajne shume”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu