Ideja e afrimit të një zëvendës Ibrahimovic nuk është zbehur. Prioritet mbetet blerja e një mbrojtësi qendror por Milani është i gatshëm të shfrytëzojë mundësitë që do të ofrojë tregu.
Lajmet e fundit e shtyjnë Milanin larg Edouard dhe Scamacca. Celtic po kërkon 35 milion euro për sulmuesin dhe Sassuolo jo më poshtë se 20.

Edhe pista e Jovic duket gjithnjë e më e komplikuar me Real Madridin që nuk dëshiron ta heqë qafe atë në huazim dhe do ta mbajë deri në fund të sezonit.
Ndër lojtarët që mund të largohen nga ekipi i tyre në huazim do të ishte Divock Origi, që është jashtë planeve të Klopp.

Mes ekipeve të interesuara janë shumë, por natyrisht që konkrete nuk ka asnjë pistë.
Sipas asaj që u raportua nga gazetari Ekrem Konur, Milan do të kishte pasur kontakte me Liverpool për të folur në lidhje me mundësinë e afrimit të shtatlartit të datëlindjes 1995 me formulën e huazimit deri në fund të sezonit.