Ceferin rreh gjoksin dhe merr zemër! Kërcënon 12 klubet: Gabim historik. Ju paralajmëroj, mos provoni më…

Vazhdon të rrahë gjoksin përpara presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

Numri “1” i qeverisë europiane të futbollit, pasi Super League dështoi në start, ka folur për BeIN Sports dhe ka kërcënuar hapur edhe njeherë të 12 klubet themeluese të European Super League:

“Të gjithe ata që u bënë pjesë e kësaj historie bënë një nga gabimet më të medha të historisë së tyre të gjatë në futboll”.

“Unë u them të gjitheve: kurre, kurrë mos tentoni më të bëni diçka të tille apo të ndiqni ide të tilla idiote. Nëse ndodh, atehere po që do të ketë dënime të pabesueshme.”

“Shpreh admirimin tim per Karl Heinz Rummenigge dhe Hans Joachim Ëatzke, dy drejtuesit e Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.”

“Ata kanë refuzuar të bëhen pjesë e asaj ideje idiote. Por e njëjta gjë vlen edhe për numrin një të Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi.”

“Ai mund të thoshte fare mirë se po bashkohem me Super League, nuk më interesojnë klubet e tjera. Nuk me intereson futbolli… Por nuk beri kështu. i ka mësuar shumë personave në botën e futbollit se çfarë është nderi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu