Ceferin i tërbuar me Gazidis dhe Agnelli! I quan gjarpërinj dhe mashtrues. “Ata nuk dinë…”

Agnelli dhe Gazidis janë “gjarpërinj dhe gënjeshtarë”. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin gjatë konferencës së tij për shtyp sot, pasi sulmoi numrin q të Juventusit, foli shumë ashpër edhe për CEO-n e Milanit, Ivan Gazidis.

“Pse këto klube krijojnë Superligë? Sepse nuk menaxhohen mirë!” tha ai. “Unë jam i zemëruar, në deklaratën e tyre ata flasin për solidaritet, por ata nuk e dinë se çfarë është solidariteti. Ata duan të jenë të famshëm, por ata do të bëhen të famshëm në mënyrë të gabuar…”.

epa08266073 Chairman of UEFA Aleksander Ceferin during the annual meeting of UEFA in Amsterdam, The Netherlands, 03 March 2020. EPA/ROBIN VAN LONKHUIJSEN

“Më mirë që bota tani i njohu se kush janë këto personazhe”.

Ceferin në një pasazh tjetër pastaj kontestoi mungesën e meritave sportive për të marrë pjesë në Super League: “Në futboll, gjërat ndryshojnë. Juventusi ishte në Serie B, Manchester United para Ferguson nuk e di se ku ishte… Në të njëntë kohë Aston Villa ishte një klub i shkëlqyeshëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu