CDS – Zbulohet diskutimi i Piolit përpara grupit kuqezi, i pranishëm edhe Maldini!

Humbja e rëndë kundër Atalanta pothuajse ka errësuar faktin që Milani përfundoi fazën e parë në krye të renditjes dhe kështu u bë kampion i dimrit me 43 pikë!

Diçka që nuk ndodhte prej shumë e shumë vitesh. Në fakt, vetëm dy humbje janë të pranueshme dhe çdo klub i madh në Europë i ka pësuar në fazën e parë dhe nuk është një dramë.

“Shmangia e krizës së besimit është e domosdoshme te Milani”:  pas disfatës së rëndë kundër Atalanta, ekziston frika se mund të ketë një reagim emocional brenda në Milanello.

Në orët e fundit, klubi ka konfirmuar afërsinë e tij me ekipin, i cili do të duhet të ketë një reagim të menjëhershëm nesër në mbrëmje në derbin e vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Klubi ka treguar afërsinë pasi Maldini dhe Massara kanë qenë aty duke ndjekur stërvitjen dhe biseduar mbase edhe me disa elementë të grupit kuqezi.

Në këtë moment duhet një kompaktësi e madhe dhe dëshira për të treguar veten menjëherë. Trajneri Pioli gjithashtu dëshironte të motivonte ekipin me një diskutim të gjerë: “Asgjë serioze nuk ka ndodhur! Kampionati vazhdon ende katër muaj, le të ngremë kokën lart dhe të fillojmë përsëri aty ku e kemi”. Kjo ishte përmbledhja e fjalimit të trajnerit të Milanit për djemtë e tij.

REAGIMI i MENJHERSHM – Ndeshja e nesërme kundër Interit, thamë, vlen shumë më tepër sesa kalimi i mundshëm në gjysmë-finale të Kupës së Italisë: Milani ka nevojë për një paraqitje të shkëlqyeshme për të lënë prapa vetes humbjen e rëndë kundër Atalanta.

Në fakt, nuk kërkohet loja spektakolare (mungojnë ende titullarë) por kërkohet impenjim siç ndodhi me Juventusin, ndeshje që u zgjidh nga dy gola klasi të bardhezinjve.

Kuqezinjtë duhet të harrojnë menjëherë hapin e gabuar të shtunën dhe të kenë një reagim të menjëhershëm, ashtu si ndodhi pas humbjeve kundër Juventusit dhe Lille.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu