Corriere della Sera, në stendat e lajmeve këtë mëngjes, bën analizën e Gianluca Scamacca, objektivi i merkatos së Milanit.
Maldini dhe Massara e pëlqejnë shumë sulmuesin, por ardhja e tij është e komplikuar.
Arsyeja? Sassuolo kërkon 20-25 milion euro për lojtarin. Shifra konsiderohet e tepruar për Maldini dhe Massara, të cilët mund të vlerësojnë profilet e reja, edhe nëse Scamacca mbetet në listë.

Sakaq, sipas gazetarit Palmieri te TMW, “tani për tani vazhdon ideja Jovic, Real Madrid ka hapur huazimin me detyrimin e blerjes, por kuqezinjtë do të donin të hiqnin detyrimin.
Agjenti Ramadani ka ardhur në Milano për të punuar mbi situatën dhe është opsioni më konkret i sulmit në duart e Maldini për momentin.
Ndërkohë, Inter tejkalon Milanin për Papu Gomez: kjo sepse Calhanoglu është pranë rinovimit dhe të dy bashkë nuk qëndrojnë dot”.