CDS – “Po vuaj psikologjikisht”… E ardhmja e Krunic duket e vendosur. Serie A “troket”

Cila do të jetë e ardhmja e Rade Krunic? Kjo është pyetja e shtruar nga Corriere dello Sport, në stendat e lajmeve këtë mëngjes.

Nuk ka mungesë të ofertave për boshnjakun, por Milani dëshiron të blejë një mesfushor para se të shesë ish-futbollistin e Empolit.

Në intervistën e dhënë pas suksesit ndaj Lazios, Krunic ia vuri fajin aspektit psikologjik të tij që e ka penguar të shprehet ashtu si do të donte, por në fakt roli i tij nuk është për një mesfushë me dy por me tre, si lojtar krahu.

Krunic, i cili i pëlqen Torinos së Giampaolo, u përdor para mbrojtjes nga Pioli, por rezultatet nuk ishin të mira, edhe pse fizikisht ka dhënë gjithmonë mbështetjen e tij, ashtu si ndaj Lazios.

Boshnjaku duket se po vuan në atë pozicion dhe për këtë arsye është e mundur që Maldini dhe Massara të vendosin ta shesin atë, përballë një zëvendësimi të përshtatshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu