CDS – Milan, rritet optimizmi për francezin! Oferta e kryer dhe kontrata. Belotti? Ndoshta vetëm kështu…

Rritet optimizmi te Milani sa i përket operacionit të merkatos për të siguruar Amine Adli nga Toulouse.

Sipas Corriere dello Sport, talenti francez mund të jetë një alternativë në role të ndryshme sulmuese.

Drejtuesit kuqezi e kanë bërë prej ditësh ofertën që në total shkon 7 mln euro bashkë me bonuset e përfshira dhe tani presin përgjigjen pozitive nga Franca.

Me futbollistin, sipas shumë zërave, është gjetur kontrata për pesë vitet e ardhshme me 1 mln euro në sezon.

Ndërkohë, është edhe Andrea Belotti në fokusin kuqezi.

Siç është raportuar nga Corriere dello Sport, Gallo, kontrata e të cilit me Torinon do të skadojë në 2022, gjithashtu tentohet nga Roma, por zgjidhja kuqezi do të ishte gjithashtu e mirëpritur nga Belotti që është edhe tifoz i Milanit.

Torino për momentin nuk lëviz nga 20 mln euro por nëse përfshihet kartoni i ndonjë futbollisti që i intereson granatave te Milani mund të vijë edhe ulja e çmimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu