CDS – Mandzukic befason stafin atletik të Milanit! Trajneri i tij personal: “Priteni shpejt 100%, ja sa kohë i duhet”

Dje ishte dita e parë kuqezi e Mario Mandzukic i cili së pari nënshkroi kontratën e tij në selinë e klubit (6 muaj dhe mundësi rinovimi automatik në rast Champions) e më pas menjëherë shkoi në Milanello për seancën e parë stërvitore.

Kroati la një përshtypje të shkëlqyeshme: siç tregon Corriere della Sera, ata që e panë dje të angazhuar në provat e para në qendrën sportive kuqezi raportojnë një atlet në formë të përsosur fizike.

Mario Mandzukic ka qenë në formë të shkëlqyeshme, por nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që nga marsi 2020 dhe për këtë arsye duhet të gjejë ritmin e ndeshjes.

Sulmuesi kroat, i cili do të kryejë stërvitjen e tij të parë në grup sot, pritet të jetë në stol tashmë të shtunën në ndeshjen në shtëpi kundër Atalanta.

Ndërkohë, Luka Milanovic, trajneri personal i Mario Mandzukic, shpjegoi për Tuttosport pse sulmuesi kroat zgjodhi Milanin:

Image

“Për të konkurrojë në maja! Ai dëshiron të tregojë cilësitë e tij dhe të ndihmojë skuadrën të fitojë. Çdo sekondë që kalon në fushë jep më të mirën e tij: 100% intensitet dhe përqendrim.

Kjo vlen për ndeshjet dhe stërvitjet. Jeton për këto momente. Për ta parë 100% në formë do të duhen të paktën 3 javë, jam i bindur sepse i kam qëndruar pranë këto kohë kur është stërvitur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu