CDS – “Lamtumirë Mandzukic, Milani ka zgjedhur investimin në sulm dhe do të bëjë të pamundurën”

Duhej të ishte një armë shtesë për gjysmën e dytë të sezonit. Një përforcim i nivelit të lartë, i cili erdhi në një transferim falas në janar.

Por Mario Mandzukic deri më tani nuk ka arritur të japë asnjë lloj kontributi për Milanin, nëse përjashtojmë disa paraqitje pa gjurmë!

Kroati u zgjodh nga drejtuesit si një goditje kumbuese në tregun “e riparimit”.

Milani kishte nevojë për një zëvendës-Ibrahimovic i cili mund të mbushte një kuti të zbrazët në sulm.

Por ish-sulmuesi i Juventusit nuk ishte në gjendje të tregonte vlerat e tij. Faji i problemeve të shumta muskulore dhe një gjendje atletike të dobët pasi nuk luante futboll prej shumë kohësh.

Me një ndershmëri të madhe, Mandzukic madje arriti aq larg sa të hiqte dorë nga paga e tij e marsit, pasi ai kurrë nuk doli në fushë në atë kohë. Por fati i tij tani duket i shënuar: nuk do të qëndrojë në Milano pas përfundimit të sezonit aktual.

Sipas Corriere della Sera, tashmë ai do të duhet të paketojë bagazhet nga 30 qershori.

Mandzukic do të vlerësojë propozimet e tjera, ndërsa Milani tashmë ka punuar në javët e fundit për një sulmues të ri, më të ri dhe më të besueshëm.

Gjithashtu nga faqet e Corsera është e qartë se si Milani ka zgjedhur alternativën ideale për Ibrahimovic, në funksion të sezonit 2021-2022.

Objektivi kryesor i tregut të transferimeve të verës do të jetë Dusan Vlahovic, sulmues i ri i Fiorentinës i cili po ecën mirë me fanellën vjollcë.

Pas thashethemeve të javëve të fundit, Vlahovic duket se ka hyrë shumë në mendimet e menaxhmentit kuqezi.

Edhe Paolo Maldini do të kishte filluar të negocionte dhe dialogonte me drejtuesit e Fiorentina për të vlerësuar investimin.

Sezoni fantastik me 21 gola në kampionat ka ngritur çmimin e tij. Roço Commisso e vlerëson atë të paktën 60 milion euro, një shifër që Milani dhe klubet e tjera italiane në gjurmët e tij vështirë se do ta përballojnë.

Por kuqezinjtë duan të provojnë një afrim, ndoshta duke u përqëndruar në vullnetin e vetë sulmuesit serb dhe në rinovimin e kontratës së tij që është e ngadaltë dhe i vështirë.

Mundësia për të luajtur Ligën e Kampionëve përkrah Ibrahimovic dhe veshur fanellën kuqezi mund ta shtyjë Vlahovic të konsiderojë transferimin e menjëhershëm. Por negociatat sigurisht që nuk do të jenë të lehta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu