CDS – “Ja pse Mino Raiola vazhdon të humbasë kohë mbi rinovimin e Donnarumma…”

Cila do të jetë e ardhmja e Gigio Donnarumma? Prioriteti i tij është gjithmonë të rinovojë me Milanin sepse ai ka qenë gjithmonë një tifoz i Milanit dhe sepse ai ëndërron të luajë Champions League me fanellën e ekipit të tij të preferuar.

Por sa më shumë afron skadimi i kontrats së tij (30 qershor), aq më e qartë është se arritja në katër të parët është thelbësore për qëndrimin e portierit të ri…

Siç shpjegon Corriere della Sera këtë mëngjes, pa Champions skenari do të ndryshonte dhe për këtë arsye agjenti i tij Mino Raiola vazhdon të marrë kohë dhe të mos i japë një përgjigje përfundimtare klubit i cili tashmë ka vendosur një ofertë me vlerë 8 mln euro në sezon për 4-5 vitet e ardhshme.

Gigio me të drejtë ka ambicien për të luajtur garën më të rëndësishme evropiane, ëndrra e tij do të ishte ta bënte atë me fanellën e Milanit, por fatkeqësisht për momentin ende nuk ka siguri dhe prandaj lamtumira e tij në fund të sezonit nuk mund të përjashtohet plotësisht…

Ekzistojnë kryesisht dy klube që prej kohësh synojnë Donnarumma: Juventus dhe PSG. Milani po bën çmos për ta mbajtur atë, por për momentin tymi i bardhë i shumëpritur nuk ka mbërritur.

Për të mos u kapur i papërgatitur në rast të dështimit të negociatave për rinovimin, Djalli po vlerëson disa alternativa, para së gjithash Juan Musso i cili vlerësohet 25 milion euro nga Udinese. Qëllimi kryesor mbetet Donnarumma, megjithatë.

Klauzola – U mendua edhe klauzola për sezonet e tjera në rast mosarritje në Champions League, pra rreth 30 mln euro. Maldini ka refuzuar kategorikisht, pasi nëse Donnarumma rinovon me ato shifra, atëherë nuk ka klauzolë poshtë 80 mln eurove…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu