CDS: “Gjuri tremb Ibra dhe Milan! Tris sulmuesish në merkato. Bëhen vlerësime mbi këto emra…”

Gjuri i majtë i Zlatan Ibrahimovic shqetëson. Në fundi te qershorit lojtari do t’i nënshtrohet testeve të reja dhe do të dihet nëse do të duhet të bëjë një operacion ose jo.

Një operacion i mundshëm do ta detyronte suedezin të qëndronte jashtë për një kohë te gjate dhe si pasojë Milani do të duhet të mendonte për të marrë një sulmues të tretë, përveç atij që ata kishin planifikuar të nënshkruanin. Olivier Giroud i Chelsea, i konsideruar një emër i fortë javët e fundit, mund të mos jetë sulmuesi i vetëm i ri që do te bashkohej ne Milanello në verë.

Sot Corriere dello Sport citon tre emra sulmuesish që mund të bëhen shënjestra konkrete nëse Ibrahimovic do të operohej: Andrea Belotti i Torino, Giacomo Raspadori i Sassuolo dhe Luka Jovic i Real Madrid.

Belotti ka një kontratë që skadon në qershor 2022 dhe ka shumë të ngjarë të largohet nga ekipi granata. Rinovimi është i vështirë. Sidoqoftë, Urbano Cairo nuk dëshiron të shesë qendërsulmuesin dhe kërkon 25-30 milion euro.

Vlerësimi jo shumë i ndryshëm nga ai i bërë nga Sassuolo për Raspadori, për të cilin do të nevojiten jo më pak se 20 milion. Sa i përket Jovic, i cili po largohet nga Real Madrid, opsioni i huazimit nuk duhet të përjashtohet.

Ndërkohë, Milani shpreson të mbylle për Giroud, me të cilin tashmë ka një marrëveshje në parim për një kontratë dy-vjeçare me vlerë rreth 4 milion në sezon. Qendërsulmuesi i ekipit kombëtar francez duhet të lirohet nga Chelsea, me të cilin duket se ka një pakt për t’u liruar në rast të një oferte nga jashtë.

Në fakt, zgjatja e kontratës që iu bë nga Blues ishte funksionale për ta parandaluar atë që të “martohej” me një ekip të Premier League.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu