CDS – Franco Ordine: “Ja pse ndryshoi sjellja e Kessie një muaj nga deklaratat e famshme…”

Ndër çështjet delikate te Milani javët e fundit, pa dyshim, nuk mund të mos përmendim negociatat në lidhje me rinovimin e Franck Kessie.

Pas fjalëve të tij nga Olimpiada, negociatat nuk u përshpejtuan, por përkundrazi kanë ngecur.

Franco Ordine, në kolonat e Corriere dello Sport, u përpoq të sqaronte historinë duke renditur pozicionin e Milanit dhe shifrat reale të kërkuara nga agjenti i lojtarit. Situata shfaqet e mprehtë dhe padurimi në mjedis fillon të rritet…

Që vëmendja e Milanit ndaj llogarive është maniakale nuk konfirmohet vetëm nga fjalimet e drejtuesve, por edhe nga gjestet. Fjalët e Maldini për Sky Sport të hënën iu dukën shumë njerëzve si një mesazh indirekt për lojtarin e Bregut te Fildishtë dhe agjentit te tij, per faktin se ata do të kishin kërkuar një rritje të konsiderueshme të pagës.

Sipas Ordine – Corriere dello Sport – kërkesa e Atangana dhe lojtarit nuk është 6 milionë euro, por për një kontratë prej 7 milionë eurosh neto plus 1.5 mln euro bonus.

Duke marrë parasysh pagën aktuale të lojtarit (2.2 milion euro), kjo rritje në fakt do të arrinte një shifër më shumë se trefish dhe do të ishte e paqëndrueshme për arkën e Rossonerëve.

Për momentin oferta kuqezi qëndron në 5.5 milion euro në vitin e parë për t’u rritur në 6 milion në të dytin dhe gradualisht deri në një maksimum prej 7 milion eurosh.

Ofertat nga jashtë – Në javët e fundit, ndërkohë, interesi i parë nga jashtë për lojtarin ka mbërritur.

Tottenham dhe PSG do të ishin të interesuar për të nënshkruar lojtarin me zero me premtime të larta rroge dhe kjo, në veçanti, do të kishte çuar në ndryshimin e strategjisë së agjentit të lojtarit. Situata është e nderlikuar dhe do të duhet të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu