
Ndër përparësitë absolute të drejtuesve të Milanit është sigurisht rinovimi i kontratës së Hakan Calhanoglu. Fantazisti turk i lindur në vitin 1994 ka një kontratë të firmosur me kuqezinjtë deri në qershor 2021, pra që skadon pas 9 muajsh.
Kuqezinjtë synojnë ta mbajnë atë, sepse ata tani e konsiderojnë atë një lojtar shumë të rëndësishëm në ekipin e Stefano Pioli, si edhe lojtarin që pati rritjen më të madhe teknike dhe psikologjike në sezonin e fundit.
Problemi është shuma e kërkuar për rrogën e re dhe kontratën: “Corriere dello Sport” flet për 5 milion euro neto, pra dyfishi i 2.5 mln eurove që fiton aktualisht!
Shumë për Milanin, i cili do të ndalet në një ofertë prej 3 milion eurosh në sezon plus disa bonuse për të prekur shfirën 3.5.

Në këtë diskutim rreth shifrave dhe kohëzgjatjes së kontratës së re, një konkurent mjaft i ashpër mund të hyjë. Ky është Napoli.
Klubi axurr, në fakt, drejtohet nga Rino Gattuso, një trajner i cili, si Pioli, menjëherë i besoi teknikës së jashtëzakonshme të Calhanoglu.
Ish-trajneri i Milanit mund të provojë Calhanoglu dhe t’i ofrojë atij një rol të rëndësishëm në Napolin e tij. Siç ka bërë me Tiemoué Bakayoko, i cili tashmë ishte drejtuar nga ish-tekniku kuqezi dhe i bindur nga Rino “të martohej” me projektin blu në merkaton e fundit.
E gjitha do të varet nga takimet e radhës midis drejtuesve të Milanit dhe agjentëve të Calhanoglu. Një marrëveshje midis palëve do të mbyllte çdo diskutim mbi të ardhmen e turkut. Por kujdes tundimet e jashtme.
Veç Napolit, Sportmediaset rendit edhe Juventusin e Pirlos dhe Atleticon e Madridit të Simeones.