Castillejo, orë reflektimi: formula “ruse”. Klubi ka marrë vendim edhe mbi Conti

Merkato përfundoi disa ditë më parë, me Milan përfundimisht të kënaqur në përgjithësi. Puna e drejtuesve ka qenë pozitive dhe ekipi është gati të përballet me këtë sezon sfidues.

Sa i përket atyre qe mund te largohen, ekziston ende mundësia jashtë Italise, ku merkato eshte ende e hapur. Ky është rasti me Castillejo. Spanjolli mund të shkojë në Rusi, ku negociatat duhet të mbyllen deri më 7 shtator.

Ka edhe pak kohë për të dhe Milani ka arritur një marrëveshje me CSKA Moskën për huazim. Në orët e ardhshme, ish -Villareal do të vendosë nëse do ta pranojë propozimin dhe do të zhytet në këtë aventurë të re, ose nëse do të qëndrojë të paktën deri në janar dhe të presë që merkato dimërore ta ktheje në Spanjë.

Drejtuesit moren vendimin e tyre edhe për Andrea Conti. Anësori i lindur në 1994 nuk është më pjesë e projektit teknik të Piolit, por ende mbetet një lojtar i Milanit.

Disa ditë më parë, para përfundimit të merkatos, pati një takim mes klubit dhe agjentit të lojtarit, Mario Giuffredi.

Genoa ishte e interesuar por negociatat përfunduan në asgjë. Maldini dhe Massara e morën vendimin gjithsesi dhe lojtari, i cili ka luajtur si huazim për Parma-n në gjashtë muajt e fundit, do të largohet nga Djalli në janar.

Në dritaren dimerore, do të bëhet një përpjekje për t’i gjetur atij një strehim përsëri për t’i lejuar të shkojë dhe të luajë vazhdimisht. Në fakt, te Milani, me Calabrinë, Florenzi dhe, nëse është e nevojshme, edhe Kalulu, me të vërtetë nuk ka vend për të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu