Castillejo nuk udhëton në Udine, trajneri Pioli shpjegon arsyen!

Një surprizë në listën e skuadrës së Milanit për ndeshjen jashtë në Udine ishtre Samu Castillejo, që nuk është i pranishëm, pavarësisht se luajti të enjten kundër Sparta Pragës, madje edhe si titullar.

Spanjolli nuk do të udhëtojë për në Friuli, ku kuqezinjtë do të përballen me skuadrën e Luca Gotti nesër në orën 12:30.

Një lajm i konfirmuar dhe shpjeguar nga Stefano Pioli, gjatë konferencës së sotme për shtyp:

“Samu kishte lodhje muskulore gjatë stërvitjes këtë mëngjes. Ne besojmë se është më mirë të mos e rrezikojmë, duke qenë se kemi shumë angazhime të ngushta këtë javë”.

I pafat Castillejo, i cili ndalet përsëri për një problem muskulor. Pioli mund të ngushëllohet, megjithatë, me kthimin e disa lojtarëve më parë të padisponueshëm, të tillë si Donnarumma, Hauge dhe mbi të gjitha Rebic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu