Samu Castillejo ka lëvizur personalisht për të bindur Brahim Diaz që të veshë bluzen e Milanit.
Sipas asaj që referon Alessandro Jacobone i grupit “Milanisti Non Evoluti”, mesfushori kuqezi mund të ketë thirrur lojtarin e Real Madridit për ta shtyrë të pranojë destinacionin italian.
Castillejo duket se e ka qetësuar Diaz mbi jeten në Itali, duke i premtuar që do ta ndihmojë që të ambientohet.
Të dy lojtarët janë me origjinë nga Malaga.
Telefonata e Castillejo-s mund të jetë “xhepi” i fundit për të mbyllur marrëveshjen, me Brahim Diaz që tashmë duket gati t’i thotë po Milanit.
Klubi kuqezi po diskuton mbi mënyren e huazimit, që duhet të jetë me të drejtë blerje.
Real Madridi do të donte futjen e një të drejte riblerjeje.
Punë ditësh dhe duket se Castillejo do të mund të përqafojë bashkë kombësin e tij.