Castillejo feston 100 ndeshje kuqezi: Do t’iu nxjerr për darkë! (VIDEO)

Samu Castillejo arriti 100 paraqitje me fanellën e Milanit në ndeshjen e fundit ndaj Manchester United.

Anësori spanjoll, i cili arriti në verën e vitit 2018 nga Villarreal për rreth 18 milion euro, po feston një moment të rëndësishëm.

Para stërvitjes, Paolo Maldini e shpërbleu atë: “Urime Samu, 100 paraqitje dhe 10 gola me Milanin”,  tha drejtori teknik kuqezi.

“Ne do të festojmë me një darkë”, tha Castillejo, dukshëm i emocionuar nga kjo arritje.

Këtu është videoja e publikuar nga Milani në kanalet e tyre sociale:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu