Castillejo: Dhuratën ma bëri Ibra me dy gola, por po gabove mos guxo ta shohësh në fytyrë…

Samu Castillejo u intervistua nga Sky Sport pas ndeshjes Cagliari-Milan. Në ditën e ditëlindjes së tij (mbushi 26 vjeç), spanjolli mori fitoren.

“Nuk ka dhuratë më të mirë se këto tre pikë dhe sidomos të shohim Ibrahimovic të kthehet te goli. Një mbrëmje vërtet e bukur”.

“Këtë verë kam pasur disa probleme fizike, nuk kam mundur të gjej formën më të mirë fizike, tani jam në një moment të mirë, ndihem mirë, gati të ndihmoj skuadrën dhe shokët”.

Për Ibrahimovic: “Ai është një shembull për të gjithë ne, në moshën 39 vjeç dhe ai konkurron si të gjithë! Ne që jemi të rinj duhet të vrapojmë dhe ta ndihmojmë atë gjithnjë e më shumë.

Unë kurrë nuk kam luajtur me dikë me karizmën e tij, me këtë karizëm ekziston vetëm ai. Kur gabon, është më mirë të mos e shikosh”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu