Cassano pranon: Ia futa kot me Milanin, mbetën duke më nxjerrë blof! Pioli meriton Oscar sivjet

Antonio Cassano pranon që është gabuar në gjykimet e tij mbi Milanin. Në Bobo TV, ish-talenti i Barit, që ka luajtur dhe fituar titull me fanellën kuqezi, u ndal te fitorja ndaj Fiorentina-s dhe pranoi:

“Kam gabuar! Gaboj vazhdimisht… Unë them atyre i mbaroi benzina, shkojnë edhe fitojnë në Firence si ekip i madh. Nuk kam më fjalë, sinqerisht, sepse më nxjerrin blof!”

“Pioli meriton ccmimin Oscar! Pa asnjë qindarkë i është bërë merkato dhe vazhdon të jetë aty lart me ekipin e dëmtuar nga mungesat e vazhdueshme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu