Cassano: Nuk do të kisha vendosur 1 euro te Milani kryesues, na befasoi! Por, fiton Juventusi

I ftuar fiks te Bobo Tv, ku marrin pjesë Vieri, Ventola dhe Adani, Antonio Cassano flet për ndeshjen e madhe të 6 janarit në Serie A, mes Piolit dhe Pirlos, pra Milna-Juventus.

Ish-sulmuesi kuqezi nuk ka dyshime: për Juventusin është një sfidë vendimtare për garën e kampionatit. Nëse humbet, i thotë lamtumirë titullit:

“Nëse do të më kishin thënë që Milani do të ishte i pari në janar, unë nuk do të kisha vënë bast për këtë asnjë euro. Nëse kuqezinjtë e mbyllin të parët, unë do të habitesha 100%. Praktikisht, duhet të shkonim në Milanello dhe të duartrokisnim djemtë e Piolit, Favoriti numër një është Juventusi, pasi ka 9 vite që fiton titullin, por ndodhet prapa në renditje për momentin.

I heq kapelen Piolit, gjithsesi, të gjithë po e ndjekin. Kundër Beneventos më të mirë të sezonit, Milani ishte një skuadër: ky është termi më korrekt. Edhe pa liderin e tyre, Ibrahimovic, kuqezinjtë vazhdojnë të jenë të pandalshëm. Më pëlqeu aq shumë Pioli kur mbeti me dhjetë lojtarë dhe hoqi Brahim Diaz për të vendosur Krunic në mes të fushës, duke lënë Leao, Rebic dhe Calhanoglu. Dhe në fakt, ai shënoi golin e dytë kështu”.

“Megjithatë, ndeshje teke, ose ndryshe finale, Juventusi ka më shumë elementë cilësorë dhe të mësuar me presionin. Mendoj se duke pasur vetëm fitoren si rezultat, Juventusi do të fitojë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu