Cassano ndryshon mendje për Milanin pas ndeshjes me Juventusin!

Drejtpërdrejt në Tëitch në BoboTv të Christian Vieri, Antonio Cassano dha mendimin e tij personal për fitoren e Juventusit në ndeshjen kundër Milanit.

Ish-talenti barez kishte parashikuar vetëm këtë rezultat në ndeshjen ndaj kuqezinjve, pasi nuk mund të dilte kaq shpejt nga gara për titull Juventusi me cilësitë që ka.

“Juve mbetet skuadra për t’u mundur dhe këtë e them absolutisht me bindje. Kishte vetëm një rezultat dhe atë mori në San Siro. E kisha të vështirë të mendoja Juventusin 13 pikë larg kreut në mesin e sezonit…

Milani, megjithatë, më duhet ta pranoj tashmë: është një ekip dhe, përkundër të gjitha vështirësive, bëri një performancë kolektive.

Pioli kishte bërë analizën e përsosur, mbeti në lojë deri te 1-1, por më pas goli i dytë i preku këmbët. Më shumë nuk mund të kërkonte”.

Cassano më pas nënvizoi ndryshimin e burimeve në stolat e dy ekipeve: “Juve gjithashtu kishte mungesa të rëndësishme në San Siro, por ata ende kanë 25 lojtarë që janë të mirë dhe të gjithë të nivelit më të lartë.

Nuk është për t’u habitur, ata e fituan ndeshjen me kuqezinjtë duke hedhur në fushë Kulusevski dhe McKennie pavarësisht se kishin Ronaldon në një ditë të keqe.

Dybala dhe Chiesa ishin të jashtëzakonshëm dhe dominuan ndaj Theo Hernandez. Milani kishte rezerva djalin e Maldinit dhe Lorenzo Colombo. Për çfarë po flasim?!”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu