Cassano: Milanin e shoh të katërtin, pres reagimin pas një humbje! Duhet uruar Maldini

Antonio Cassano foli për kampionatin e Serie A dhe u ndal edhe te “faktori” Milan, që kryeson klasifikimin deri tani pas 10 javësh.

“Unë pres që në çdo moment mund të humbasë një ndeshje dhe pastaj dua të shoh se si do të reagojë. Por, deri më sot unë vendos Interin, Juven dhe Napolin përpara. Kuqezinjtë do të luftojnë për vendin e katërt. Por, nëse do të jenë ende atje, do të jem i pari që do të pranoj se kam gabuar”.

Pastaj për Gazidis komentoi: “Mrekullia më e madhe që ka bërë është se mbajti Paolo Maldinin, i cili po bën diçka të jashtëzakonshme. Kur lojtarët shkojnë të flasin me të, kanë frikë dhe respekt. Ne po flasim për një legjendë, një mit. Ndoshta ai thotë pak gjëra, por ti e dëgjon”.

Pastaj, dy fjalë për Hauge: “Edhe këtu duhet të urojmë Maldinin. Pasi e pa duke luajtur, e mori të nesërmen”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu