Cassano godet fort: Përjashtoni Milan, Inter dhe Juventusi! Le të ikin të…

Antonio Cassano ka përdorur edhe një herë kanalin Twitch të Christian Vieri, “Bobo TV”, për të shprehur mendimin e tij për një çështje aktuale.

Si mund të ishte ndryshe, kësaj here Superliga është në focus t ish-sulmuesit barez:

“Është e pakonceptueshme të mendosh për një kampionat më vete. Këto fuqi të mëdha të futbollit duhet të kuptojnë se është një sport për njerëzit dhe se ekipet e vogla, që i rrethojnë, janë gjithashtu shumë të rëndësishëm.

Do t’i kërkoja federatës sime, FIGC, që nëse Juve, Milan dhe Inter kanë vendosur këtë gjë, duhet të përjashtohen nga Serie A.

Le të kemi një kampionat pa to. Jo vetëm ekipet e mëdha luajnë futboll. Unë e këshilloj Gravina të ndërhyjë dhe t’i dëbojë ato nga liga italiane. Pastaj, edhe Nottingham Forest, i cili ka dy Champions si Juve, duhet të hyjë në Superligë…

Nëse këto klube duan të luajnë mes tyre le të largohen dhe të bëjnë një turne të tyre sepse nuk i intereson për ekipet e tjera”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu